8.5 C
Mitrovice
E martë, 17 Mars, 2026

Të shtëna me armë në Mitrovicë, cak një qytetar – sulmuesit ikin me veturë

Një incident me armë zjarri ka ndodhur mbrëmë në Mitrovicë, ku persona të panjohur kanë shtënë në drejtim të një qytetari dhe më pas janë larguar nga vendi i ngjarjes.

Siç mëson Sinjali, ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:30 në rrugën “Sami Gashi”, ku ankuesi Q.3 Kurti ka deklaruar se ndaj tij është shtënë nga një veturë në lëvizje, e cila dyshohet të ketë qenë Citroen me ngjyrë hiri.

Sipas informacioneve fillestare, pas të shtënave vetura është larguar në drejtim të qytetit.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë menjëherë njësitë policore, të cilat kanë gjetur dhe sekuestruar dy gëzhoja të kalibrit ende të paidentifikuar si dhe një predhë.

Deri në këto momente, nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa rrethanat e incidentit mbeten ende të paqarta.

Njësitë e hetimeve kanë nisur punën për zbardhjen e rastit dhe identifikimin e të dyshuarve, ndërsa për zhvillimet e reja pritet të ketë informata shtesë.

TË FUNDIT

TË FUNDIT