2.3 C
Mitrovice
E enjte, 9 Prill, 2026

“Të pretendosh që në Kuran ka mrekulli shkencore…”, Hoxhë Drilon Gashi kapet keq me ndjekësit

Hoxhë Drilon Gashi ka pranuar komente të shumta nga ndjekësit e tij, të cilët të zemëruar ia janë vërsulur pas një deklarate që ka dhënë në lidhje me Kuranin.

Postimi i tij, sipas Gashit nuk është asgjë më shumë veçse një realitet, të cilin thotë se e dinë edhe “katundarët e pashkollë”.


“Të pretendosh që në Kuran ka mrekulli shkencore duke u argumentuar me vargjet si f.v. kaptina Muminunë (12-14), e të tallesh me krejt civilizimin e botës deri në kohën e profetit Muhamed a.s., më duket gabim fatal, mediokritet, keqkuptim i komentit të Kuranit dhe përlloqje e të dhënave historike e shkencore“, ka shkruar Gashi në Facebook.

Gashi ka thënë se disa hoxhallarë pragmatikë e besimtarë të verbër vazhdojnë të thonë se Kurani i ka paraprirë shkencës dhe embriologjisë para 1 mijë e 500 vjetëve.

Pavarësisht shpjegimit e tij, se nuk është duke i mohuar mrekullitë e Kuranit por është duke i mohuar hiperbolizimet që flasin për shkencë të rreme dhe shtrembërojnë Kuranin, ndjekësve të tij nuk iu ka bërë përshtypje.

Postimi:

Të pretendosh që në Kuran ka mrekulli shkencore duke u argumentuar me vargjet si f.v. kaptina Muminunë (12-14), e të tallesh me krejt civilizimin e botës deri në kohën e profetit Muhamed a.s., më duket gabim fatal, mediokritet, keqkuptim i komentit të Kuranit dhe përlloqje e të dhënave historike e shkencore.
Pse?
Sepse Kurani në këto vargje thjeshtë po bën përshkrimin e asaj që njerëzit e mençur të asaj kohe e dinin, ishte një kujtim për besimtarët dhe tërheqje e vërejtjes për mëkatarët mosfalënderues.
Si i dinin njerëzia këto etapa të krijimit në atë kohë?
Fare thjeshtë.
E vërenin me kujdes periudhën e fetusit të abortuar ose gruan shtatëzënë të mbytur në luftë.
Nuk dua që dikush ta marrë këtë për krahasim absurd, por këtë realitet e dijnë edhe katundarët tonë të pashkollë kur e therrin gabimisht një kafshë barrsë, ndërsa hoxha dogmatik dhe besimtarët e verbër vazhdojnë të thonë se Kurani këtu i ka paraprirë shkencës dhe embriologjisë për 1500 vjet?!!!
Nejse, prap, dikush mundet me vazhdu me besu symbyllur Zindanin, Harun Jahjanë, Zaglul Nexharin apo Ali Kajalin, por jo t’i hedhë hi syve e mendjes time!
—————————-
Kujdes: Nuk po mohoj mrekullinë e Kuranit, por hipërbollizimet sharlatane që flasin me shkencë të rreme dhe shtrembërojnë Kuranin.
Përkundrazi unë vet personalisht pretendoj që Kurani përmban referenca shkencore që nuk ishin të njohura në kohën e shpalljes së tij, por kjo është temë tjetër që do ta sqarojmë në të ardhem, ishalla.

TË FUNDIT

TË FUNDIT