11.2 C
Mitrovice
E shtunë, 27 Prill, 2024
spot_imgspot_img

Të premten parashihet mot i ngrohtë, kaq pritet të shkojnë temperaturat

Mot më i ngrohtë e kryesisht me diell do të mbretëroj ditën e premte në vend, sipas Mendimi për Motin.

Më vonë pasdite mund të kalojnë vransira shtresore të larta. Temperaturat minimale zbresin në 5C e 7C, e maksimalet shkojnë deri në 21C e 23C. Frynë erë e lehtë dhe mesatare nga jugu e jugperëndimi 3-7m/s.

Në fundjavë pritet të kemi mot edhe më të ngrohtë, me më shumë intervale me diell dhe temperatura deri në 23C e 24C. Herë herë kalojnë edhe vransira, por që nuk paraqiten kushte për të reshura.

Temperaturat vazhdojnë rritjen deri në 25C ditën e parë të prillit, apo edhe 26C lokalisht. Tek të martën orëve të mëngjesit shfaqen kushte për reshje kalimtare shiu, ndërkohë që temperaturat zbresin lehtë në 19C. /gazetametro.net

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT