15.9 C
Mitrovice
E martë, 19 Gusht, 2025
spot_imgspot_img

Të premten në orën 15:00 hapet sistemi për të tërhequr paratë nga Trusti

Të premten në orën 15:00 hapet sistemi online për të tërhequr 10 përqind të kursimeve nga Trusti, shkruan Gazeta Metro.

Kjo u bë e ditur nga kryeministri Avdullah Hoti përmes një konference për media.

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, në konferencën e përbashkët me ministren e Financave, Hykmete Bajrami, Sokol Havolli, zëvendësguvernator në BQK, lidhur me zbatimin e Ligjit për Rimëkëmbje Ekonomike, ka thënë se kanë nisur punimet lidhur me zbatimin e saj.

“Të premten në orën 15:00 hapet sistemi online për të tërhequr të hollat nga Trusti”, tha Hoti. Kujtojmë se Kuvendi i Kosovës ditë më parë miratoi Projektligjin për Rimëkëmbje Ekonomike, në bazë të cilit parashihet edhe tërheqja e parave./gazetametro.net

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT