13.7 C
Mitrovice
E mërkurë, 13 Maj, 2026
spot_img
spot_img

Të premten dhe në vikend parashikohet mot me diell, kaq do të jenë temperaturat

Gjatë ditës së premte do të ketë mot me vranësira dhe diell, parashikon ‘Mendimi për Motin’.

Më shumë vranësira kalojnë përgjatë orëve të para të ditës së premte. Aty këtu përreth viseve malore mund të shoqërohen edhe me ndonjë rigë shiu. Ditën do të ketë edhe intervale me diell, e duke shkuar nga mbrëmja, vranësirat shpërndahen. Temperaturat minimal zbresin në 3C e 5C. Gjatë ditës maksimalet shkojnë deri në 14C e 15C.

Më ngrohtë po parashihet në fundjavë, me temperatura maksimale që arrinë deri në 17C e 19C. Të shtunën do të ketë më shumë intervale me diell. Ditën e diel kalojnë edhe vransira, që herë herë japin mundësi për riga lokale shiu. Natën me kalimin në ditën e hënë, një front i ftohtë, sjell ndryshim të situatës, me të reshura shiu, e me rënie të temperaturave në mëngjes, paraqiten kushte të përzien edhe me borë.

Maksimalet zbresin në 10C. Të martën mbetet mot i vranët me mundësi për të reshura shiu gjatë ditës. /gazetametro.net

TË FUNDIT

TË FUNDIT