12.4 C
Mitrovice
E enjte, 18 Shtator, 2025
spot_imgspot_img

Të moshuarën në Podujevë e ndoqën qentë endacakë, pësoi sulm në zemër dhe vdiq

Një grua në fshatin Obranq të Podujevës ka vdekur pasi ka pësuar sulm në zemër nga frika nga një qen që po e ndiqte.

Këtë për Express e konfirmoi shefi i Urgjencës në Podujevë, Arben Beqiri.

“Rasti ka qenë në emergjencë dhe ajo ka vdek si pasojë e sulmit në zemër, si pasojë e frikës, nuk ka pasë kafshim. Qentë e kanë ndjek, për shkak të frikës, ka qenë e moshuar, ka pësuar sulm në zemër. Megjithëse, ne e kemi rianimu, e kemi kthy prapë në jetë mirëpo pas gjysmë ore ka vdek”, tha ai.

Beqiri tha se nuk ka informacione rreth moshës së saktë të viktimës. /GazetaExpress/

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT