10.6 C
Mitrovice
E enjte, 8 Maj, 2025
spot_imgspot_img

Të miturit përfshihen në rrahje në Mitrovicë – një 15-vjeçar theret me thikë

Mosmarrëveshjet për motive të ndryshme, e që shpeshherë dalin të jenë banale bëhen mollë sherri e kërcënimeve e përleshjeve mes të miturve në vendin tonë. Për pasojë, konfliktet jo rrallëherë eskalojnë edhe në rrahje brutale, për çka nevojitet ndërhyrja e Policisë, raporton Gazeta Sinjali.

Një tjetër i tillë i dhunës në mesin e të miturve është raportuar sot në Mitrovicë, ku një rrahje ka përfunduar me therje me mjet të mprehtë.

Sipas burimeve të Gazetës Sinjali, sot, Policia ka pranuar një informatë për një incident në rrugën “Pajazit Boletini” në Mitrovicën e Jugut, ku një person ishte therur me thikë pas një përleshjeje mes disa të rinjve.

Njësia policore ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka konfirmuar se i lënduar ka mbetur një i mitur, A.I. 16 vjeçar, i cili është dërguar për trajtim në Spitalin Rajonal. Sipas mjekëve, ai ka pësuar një prerje sipërfaqësore në këmbën e majtë, mbi gju, dhe gjendja e tij është jashtë rrezikut për jetë.

Njësia e hetimeve ka filluar procedurat për zbardhjen e rrethanave.

Dyshohet se therja ka ndodhur pas një konflikti fizik mes disa personave, por për momentin nuk janë bërë të ditura arrestime.

Hetimet janë në vazhdim dhe priten detaje shtesë në orët në vijim.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT