Të mërkurën parashikohet mot me vranësira të shpeshta, me ndonjë interval kohor me diell në disa lokalitete.
Po ashtu, herë pas here të mërkurën priten edhe reshje lokale shiu.
Era do të fryjë kryesisht nga drejtimi i juglindjes, me shpejtësi prej 15-37 km/h.
Temperaturat minimale do të luhaten prej 3 deri në 5°C dhe ato maksimale prej 9 deri në 12°C.



