Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHK), ka parashikuar që të mërkurën do të mbaj mot me vranësira dhe intervale me diell.
Në fushat termike nuk parashihen ndryshime të mëdha.
Në mëngjes parashihen ngrica. Minimalet do të lëvizin ndërmjet -4 deri -1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 6-10 gradë Celsius.
Të enjten do të ketë mot kryesisht i vranët.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -3 deri 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 5-12 gradë Celsius. /gazetametro.net