11.4 C
Mitrovice
E premte, 3 Maj, 2024
spot_imgspot_img

Të mërkurën mot i butë dhe kryesisht me diell

Sipas ‘Mendimit për Motin’, në Kosovë të mërkurën do të ketë mot kryesisht me diell dhe mot më të butë.

Për ditën e mërkurë parashihet të mbretëroj mot më i butë dhe kryesisht me diell, por se do të fryjë edhe erë më e theksuar nga jugperëndimi, mesatare dhe fuqishme prej 7-15m/s, e nga Dukagjini me hove deri në 20m/s.

Temperaturat minimale zbresin në 6C e 8C, ndërsa ato maksimale gjatë ditës arrinë deri në 14C e 16C.

Vransira dhe të reshura shiu shtrihen mbi vend edhe të enjten orëve të mëngjesit, për të vazhduar lokalisht orëve të pasdites. Temperaturat pësojnë rënie në 10C e 12C. Ditën e premtë do të ketë më shumë intervale me diell, pa përjashtuar mundësi për ndonjë rrebesh të shkurtër shiu orëve të pasdites.

Nga dita e shtunë më ngrohtë me më shumë intervale me diell. Temperaturat shënojnë rritje deri në 20C e 24C. /gazetametro.net

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT