24.1 C
Mitrovice
E diel, 19 Maj, 2024
spot_imgspot_img

Të dyshuarit iu gjetën armë, fishekë e xhaketa ushtrie – detaje për sulmin ndaj Policisë dhe KFOR-it në Leposaviq

Veturat zyrtare të Policisë së Kosovës dhe KFOR-it mëngjesin e së hënës u përballën me një sulm teksa po patrullonin në fshatin Miokovicë të Leposaviqit. Një person fillimisht ua bllokoi rrugën me veturën e tij e më pas i sulmoi me shishe xhami automjetet zyrtare, raporton Gazeta Reporteri.net.

Përmes raportit 24 orësh, Policia ka ndarë detaje lidhur me rastin, ku bëhet e ditur se të dyshuarit i janë gjetur dhe sekuestruar një pushkë gjuetie, katër fishekë, një radiolidhje dhe shtatë xhaketa të ushtrisë.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka bllokuar rrugën duke vendosur një veturë pa targa në rrugë dhe pastaj ka hedhur shishe qelqi në drejtim të veturave të KFOR-it, dhe PK-së. Njësitet policore gjatë kontrollit tek i dyshuari kanë gjetur dhe konfiskuar një xhaketë të ushtrisë me emblemë serbe, po ashtu është sekuestruar vetura e cila është përdorur për bllokim të rrugës. Me vendim të prokurorit është kontrolluar shtëpia e të njëjti ku është gjetur dhe konfiskuar, një pushkë gjuetie, katër fishekë, një radio lidhje dhe shtatë xhaketa të ushtrisë”, njofton Policia.

I dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT