Kryetari i Komunës së Skenderaj, Bekim Jashari ka thënë se dy rastet pozitive me coronavirus në Skenderaj, që janë edhe të parat janë nga fshati Burojë.
Ai ka kërkuar nga banorët e këtij fshati, që të qëndrojnë në shtëpi. Të dy të prekurit janë me mbiemrin Thaçi. Nga ky fshat vjen edhe Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.
Postimi i tij:
Të dashur qytetarë, bashkëvendas të komunës sonë
Sapo u informova nga Ministria e Shëndetësisë që fatkeqësisht në komunën tonë kemi dy raste me COVID-19.
Pacientët janë nga fshati Burojë, lagjia Thaçi, dhe janë duke u trajtuar në Klinikën Infektive.
Të dashur banorë të fshatit Burojë kërkoj nga ju që të mos lëvizni nga shtëpitë e juaja deri sa të marrim vendime si shtab emergjent për hapat e metutjeshëm.
Të infektuarve ju uroj shërim të shpejtë!
Të dashur qytetarë për çdo veprim do të informoheni me kohë!
Ju lutem të qëndroni në shtëpi!
Bashkë do t’ia dalim!



