3.3 C
Mitrovice
E mërkurë, 18 Shkurt, 2026

“Të dua Goran”, shqiptarja ia shpreh dashurinë këngëtarit serb

Me 22 gusht në Korçë pritet të performojë këngëtari serb, Goran Bregoviq, si pjesë e festës së birrës e cila mbahet çdo vit.

Pjesëmarrja e tij në këtë festë po kundërshtohet nga të famshmit shqiptarë, të cilët kanë hequr dorë nga performanca, si Dafina Zeqiri, Capital T dhe së fundmi Shemi i “Ilirëve”.



E për dallim prej atyre që kanë dal kundër ftesës për të, ka prej tyre që mezi presin ta shohin.

Në profilin e artistit serb në Instagram, ku është bërë njoftimi për blerjen e biletave dje, pati komente të ndryshme.

Një shqiptare ia ka shprehur edhe dashurinë.

“Të dua Goran”, ka qenë komenti i saj.

Ndërkohë, shumë të tjerë e kanë ofenduar dhe i kanë thënë se nuk ‘je i mirëseardhur’.

TË FUNDIT

TË FUNDIT