2.8 C
Mitrovice
E enjte, 19 Shkurt, 2026

Të dielën bllokohet magjistralja Vushtrri-Skenderaj, kjo është arsyeja

Të dielën magjistralja Vushtrri- Skenderaj, nga ora 11:00 deri 12:00 do të bllokohet për shkak të protestës së banorëve të asaj ane, raportont portali Front Online.

Aty do të protestojnë banorët e fshatit, Novolan, Bruznik, Beqiq dhe Duboc.

Arsyeja e protestës sipas Këshillit Organizativ është se Ministria e Infrastrukturës nuk i ka rimbursuar për pronat që ua ka marrë për asfaltimin e rrugës.

“Shteti na ka marrë pronat, Ministria e Infrastrukturës”, kanë thënë nga Këshilli Organizativ i këtyre fshatrave, për Front Online.

Banorët po shpresojnë që me anë të kësaj proteste MI-ja të merret seriozisht me kërkesat e banorëve. /Front Online/

TË FUNDIT

TË FUNDIT