27.6 C
Mitrovice
E mërkurë, 20 Gusht, 2025
spot_imgspot_img

Talenti shqiptar po “çmend” Evropën, 10 “gjigantë” e ndoqën në stadium

Verona mbetet një nga surprizat e Serisë A duke fituar edhe sot 2-1 ndaj Genoa. Por sytë e të paktën 10 klubeve europiane ishin përqendruar diku tjetër.

Ata kanë vëzhguar kuqeziun 19-vjeçar Marash Kumbulla, të ardhmen e mbrojtjes së Kombëtares. Nga ekipet e Serie A, në tribunë ishin përfaqësues të Juventusit, Milanit, Fiorentinës, Atalantës, por jo ata të Interit, skuadër që dukej pranë blerjes së mbrojtësit kuqezi.

Sipas Sky Sport, futbollisti u vëzhgua edhe nga përfaqësues të Manchester United, klub që duket gati të paguajë 15 milionë euro, por edhe nga Chelsea e Southampton nga Premier League angleze. Të tjera skuadra që kanë vëzhguar talentin shqiptar ishin Borussia Dortmund dhe Eintracht Frankfurt në Bundesligën gjermane dhe Betis Sevilla në La Liga spanjolle./Reporteri.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT