Federata e Futbollit të Kosovës (FFK), ka njoftuar se talenti i gjigantit gjerman, Bayern Munich, Benjamin Dibrani i ka thënë ‘PO’, Kosovës.
FFK me anë të një njoftimi ka bërë të ditur se një tjetër talent i madh i futbollit ka pranuar ta përfaqësojë Kosovën. Bëhet fjalë për mesfushorin në radhët e gjigantit gjerman, Bayern Munich, Benjamin Dibrani, i cili aktivizohet me ekipin U17 të klubit bavarez.
Ky i fundit gjatë ditës së sotme ka qëndruar në FFK, ku është pritur nga presidenti Agim Ademi.
Me këtë rast, ai ka konfirmuar se do të jetë pjesë e Dardanëve, duke filluar nga ekipi kombëtar U19, teksa ka thënë se ëndrra e tij është që në të ardhmen ta japë kontributin e tij në Kombëtaren A të Kosovës. /gazetametro.net




