Ish-zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, është interesuar për humbjet që ia kanë shkaktuar Kosovës sanksionet e BE-së.
Ajo ka bërë me dije se dikush duhet të ia tregojë këtë.
Në profilin e saj në “Facebook”, Tahiri ka shkruar se pavarësisht këtyre humbjeve, Kurti po dëshiron të qëndrojë në pushtet.
“A iu hoqen sanksionet Kosoves nga BE – sa miliona humbi Kosova – a ka kush ti tregoj Kurtit qe ende po i jep zorr te mbetet ne qeveri, pa ligj por me nje mashtrim spektakular..”, ka shkruar Tahiri