9.1 C
Mitrovice
E shtunë, 8 Nëntor, 2025
spot_img

Tahiri: Qytetarët m’i hapën dyert e shtëpive, të tjerët po enden me badigardë

Arian Tahiri, kandidati për kryetar të Mitrovicës nga Partia Demokratike e Kosovës, ka theksuar se nesër pret fitore në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale.

Në tubimin e tij përmbyllës para një numri të madh të qytetarëve, ai ka deklaruar se mitrovicasit atij ia hapën dyert kudo, dhe nuk u përcollë nga rojet e sigurimit, duke lënë të nënkuptohet se kundërkandidati i tij Faton Peci nga Lëvizja Vetëvendosje ishte nën shoqërim të rojeve.

“Ata po i përcjellin budigardët, neve po na i hapin dyert e shtëpisë qytetarët e ndershëm të Mitrovicës. Nuk ka forcë, nuk ka personalitete, nuk ka pasur kurrë, nuk ka as sot, nuk do të ketë kurrë që mundet ta shantazhojë, që mund t’i bëjë presion dhe që mundet të ndryshojë vullnetin e lirë të qytetarit të Mitrovicës”.

“Mitrovica në secilën betejë, në secilat sfida ka fituar. Mitrovica nesër do të votojë sepse vullneti i qytetarit të Mitrovicës është për të fituar, dhe nesër bashkarisht do të fitojë qyteti i Mitrovicës, fitoren e madhe do ta festojmë bashkarisht këtu”, ka thënë Tahiri.

TË FUNDIT

TË FUNDIT