Ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialogun me Serbinë në Bruksel, Edita Tahiri, permes postim në rrjetin social Facebook, ka shpërndarë dokumente strategjike që kanë të bëjnë me dialogun Kosovë-Serbi në të kaluarën.
Ajo me këtë sqaroi se Kosova kishte strategji për dialog me Serbinë, madje aty ishin specifikuar dhe vijat e kuqe nga ana e Kosovës.
Ajo gjithashtu tha se kjo platformë ishte e mbështetur me rezolutë edhe nga Kuvendi i Kosovës.
Postimi i plotë:
Për dijenin e opinionit dhe lexuesëve të interesuar, Kosova ka pasur Platformë shtetërore me vijat e kuqe që nga viti 2011, kur ka filluar dialogu i Brukselit mes Kosovës dhe Serbisë.
Platforma shtetërore e Kosovës dhe vijat e kuqe per bisedimet e Brukselit me Serbine e vitit 2011 gjeni ne kete link https://kryeministri.rks-gov.net/…/platforma-e…/
Vijat e kuqe jane ne faqen.6 te ketij dokumenti
Platforma është përkrahur nga Kuvendi i Kosovës me Rezolutë ne 2011 ( rezoluten e gjeni ne këtë link:https://kryeministri.rks-gov.net/…/rezolute-per…/. Dhe Rezolutën për normalizimin e marrëdhënieve ndërshtetërore në vitin 2012, gjeni ne kete link https://kryeministri.rks-gov.net/…/rezolute-per…/