16.4 C
Mitrovice
E mërkurë, 20 Gusht, 2025
spot_imgspot_img

Tahiri pas prishjes së koalicionit me VV: Nuk votuan Planin e Rimëkëmbjes, do të qeverisim vetëm

Kryetari i komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri në një konferencë për media ka thënë se LDK do të qeverisë e vetme në këtë komunë deri në fund të mandatit, pa ndonjë koalicion të ri, shkruan IndeksOnline.

Tahiri theksoi se arsyeja e vetme e prishjes së koalicionit me Lëvizjen Vetëvendosje është mospërkrahja e Planit të Rimëkëmbjes Ekonomike në Vushtrri.

“Ne do të vazhdojmë të qeverisim të vetëm pa asnjë koalicion të ri me asnjë subjekt tjetër deri në fund të mandatit dhe ftoj qytetarët ashtu siç na kanë besuar deri më tani të vazhdojnë të na mbështesin.

Arsyeja e vetme që unë kam vendosur të ndërpres këtë vendim është mos përkrahja e Planit të Rimëkëmbjes Ekonomike të Vushtrrisë. Me arsyetimin se nuk e kemi lexuar planin duke e shtyrë për një afat tjetër, nuk është e qëndrueshme”, tha ai./IndeksOnline/

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT