-4.7 C
Mitrovice
E mërkurë, 21 Janar, 2026
spot_img

Tahiri pas fitores së Abdixhikut: Jam krenar që dega jonë ishte e para që e ngriti zërin për ndryshim

Delegatët e Lidhjes Demokratike të Kosovës përmes Kuvendit Zgjedhor të kësaj partie e kanë zgjedhur sot Lumir Abdixhikun, kryetar të ri të këtij subjekti politik, shkruan Gazeta Sinjali.

Menjëherë pas kësaj ka reaguar edhe kryetari i Vushtrrisë, njëherësh kryetari i degës së LDK-së në këtë komunë, Xhafer Tahiri.

Ai ka postuar një fotografi me Abdixhikun, teksa ka thënë se ndihet krenar që dega e Vushtrrisë “ishte e para që e ngriti zërin për ndryshim”.

“Të nderuar aktivist të LDK në Vushtrri e Kosovë. Nga sot kryetar i LDK është Prof. Dr. Lumir Abdixhiku. U ndegjua zëri juaj për ndryshim. Jam krenar që dega jonë ishte e para që e ngriti zërin për ndryshim! Bashkë do të kthejme LDK ku e ka vendin Shihemi në fitore“, ka shkruar Tahiri./Gazeta Sinjali/

TË FUNDIT

TË FUNDIT