Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, ka folur pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit për seancën e zgjedhjes së Presidentit, shkruan Gazeta Sinjali.
Tahiri u shpreh se nëse vendi shkon në zgjedhje, fajin e ka më së shumti kryeministri aktual, Albin Kurti.
Ai tha se kjo Qeveri e vërtetoi se qëllimi i saj nuk është qeverisja e mirë e vendit por që vetëm reformat politike zgjedhore.
Po ashtu, Tahiri tha se kanë kërkuar nga Qeveria të tërheqin dy kandidaturat dhe kanë kërkuar që të propozojnë figura që i japin stabilitet vendit.
/Gazeta Sinjali/






