7.7 C
Mitrovice
E enjte, 2 Prill, 2026

Tahiri: Marre që në pagën e 13-të nuk u përfshi edhe sektori privat

Shefi i grupit parlamentar nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri para seancës plenare foli për pagën e 13-të, për të cilën tha se është “marre“ që nuk u përfshi edhe sektori privat.

Tahiri thotë se paga e 13-të nuk e ka zbutë varfërinë e nuk ka sjellë as ndonjë dobi tjetër.

“E di që ndër temat kryesore është rroga e 13-të për sektorin publik. Edhe unë po kam me ikë prej gazetarëve, po e kam me adresu çështjen qysh unë e mendoj. E para, rroga e 13-të për sektorin publik për këta mbi njerëz nga kjo qeveri, as nuk ka qëllim me zbutë varfërinë, as nuk ka qëllim me ulë pabarazinë. Është vetëm një veprim që ka buru prej zotimeve paraelektorale, e që duke e ditë që potencialisht me shku në zgjedhje, mundet me pasë një ndikim në votë te publiku dhe mundet me pasë një ndikim në zgjedhjet që mundet me t’u kthy.”

Ai e quajti „marre“ shpërndarjen e pagës së 13-të vetëm për sektorin publik.

“Ajo që unë sot po ju them të gjithë anëtarëve të kabinetit qeveritar: është marre me e shpërnda rrogën e 13-të në sektorin publik, e mos me i shpërnda e mos me i ndihmu askujt në sektorin privat. Sot mendja e njerëzve që kanë integritet integritet e marre është te ai punëtori që është në ndërtimtari sot, te ai mjeshtri që është në skele, te ajo zonja që është në kasë në supermarket, është te ju gazetar që punoni gjithsecili prej jush mbi orarin tetë orësh. Mendja është te kjo“, tha ai.

Tahiri tha se Qeveria duhet të ndërmarrë veprime urgjente për punëtorët në sektorin privat.

“Unë e them kështu: Qeveria e Republikës së Kosovës urgjentisht duhet me marrë veprime për punëtorët që janë në sektorin privat. Duhet me dalë me tregu se çka do të bëjnë për gratë e burrat që sot me shumë të drejtë janë të mërzitur edhe e urrejnë secilin prej njerëzve që me 80 mijë njerëz janë duke marrë rrogë pa meritë, ku po hyjnë me rrogën e 13-të pa buxhet.

A e ke lypë? Jo. Qysh ka ardhë? Prej zotimit zgjedhor elektoral. Mbasi e ke zotimin zgjedhor që mundesh me bë diçka për sektorin publik, bëje edhe për tjetrin“, shtoi ai./Insajderi.org

TË FUNDIT

TË FUNDIT