Xhafer Tahiri nga LDK ka thënë se kryeministri Albin Kurti ka probleme personale me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ai ka thënë se Kurti problemet me SHBA-në i ka për shkak të bindjeve të tij. Veç kësaj Tahiri ka shtuar se Kurti frymëzohet nga ideologë të majtë.
“Është e qartë se Kurti ka një problem personal me SHBA-në, për shkak të bindjeve të tij të majta. Këtë bindje të tij po mundohet ta imponojë te qytetarët e Kosovës.
Të gjithë ideologët e së majtës në Evropë, në shkrimet e tyre i referohen SHBA-së si fuqi imperialiste të shkekullit 21 dhe pretendojnë se shtetet duhet të zhvillojnë njëfarë sovraniteti përballë SHBA-së”, ka deklaruar Tahiri në T7.