7.6 C
Mitrovice
E mërkurë, 1 Prill, 2026

Tahiri i PDK-së qasjen e Kurtit rreth presidentit e sheh si dëshmi që vendi po shkon në zgjedhje të reja

“Sa e shoh klimën dhe qasjen e zotit Kurti, mendoj që vendi ka me shku në zgjedhje”

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Arian Tahiri, ka kritikuar zvarritjen e procesit për zgjedhjen e presidentit.

“Debat Plus”, ai tha se procesi duhej të përfundonte pa afate shtesë dhe pa përfshirjen e Gjykatës Kushtetuese.

“Nëse Kurti do ta kishte dashur zgjedhjen e presidentit, do të ishte kryer brenda afatit”, deklaroi Tahiri.

Ai shtoi se PDK ka mbajtur “qasje konstruktive”, duke marrë pjesë në takime dhe duke mbështetur zgjedhjen e presidentit.

Sipas tij, procesi duhet të zhvillohet seriozisht, pa “dramë apo shfaqje politike”.

Tahiri paralajmëroi se, duke parë klimën aktuale politike, vendi mund të përfundojë në zgjedhje të reja.

TË FUNDIT

TË FUNDIT