Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka reaguar pas zhvillimeve të fundit duke kritikuar politikat e energjisë të kësaj qeverie dhe duke folë me tone alarmiste për fatin e ekonomisë së Kosovës.
“Energjia është themeli: pa të, nuk ka ekonomi në Kosovë. Politika energjetike e Qeverisë ka hyrë në rrugë pa dalje. Në vend të kapaciteteve të reja dhe një tregu të hapur, kemi monopole të krijuara me vendime politike dhe shkyçje të bizneseve. Kjo është skemë shkatërruese, jo reformë”, tha Tahiri.
“Mbi 1,000 kompani janë në prag të mbylljes, mbi 120 mijë punëtorë dhe familjet e tyre janë në gjendje alarmante. Çmimet po rriten dhe do të rëndojnë çdo qytetar”.
Ai përfundoi me një apel urgjent: “Pa energji nuk ka sektor privat, nuk ka prodhim e as punësim. Nëse kjo politikë nuk ndalet, Kosova rrezikon falimentim ekonomik dhe humbjen e shpresës për zhvillim. Duhet veprim urgjent për ta ndalur këtë rrugë shkatërrimtare”.