20.7 C
Mitrovice
E hënë, 22 Qershor, 2026
spot_img
spot_img

Tahiri: Binomi Osmani–Abdixhiku, fitues të zgjedhjeve të 7 qershorit

Kryetari i Degës së LDK-së në Vushtrri, Xhafer Tahiri ka deklaruar se subjekti i tij politik synon bashkimin e spektrit të djathtë politik dhe patriotëve në prag të zgjedhjeve të 7 qershorit.

Sipas Tahirit, partia beson se ky bashkim do të sjellë fitore, duke theksuar se qytetarët do të shohin një alternativë të re politike të udhëhequr nga Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku.

Ai tha se ky binom, sipas tij, ofron një vizion më të qartë dhe më përbashkues për Kosovën, larg gjuhës së urrejtjes dhe ndasive politike.

Tahiri shtoi se bashkëpunimi politik që po ndërtohet nuk synon të jetë vetëm për zgjedhjet apo një mandat qeverisës, por, siç u shpreh ai, një projekt afatgjatë për të ardhmen politike të vendit.

“LDK-ja ka vendosur t’i bashkojmë të djathtët dhe patriotët. Më 7 qershor, ne shpresojmë që bashkimi i së djathtës do të sjellë fitore. Sepse, qytetarët e Kosovës do të shohin se binomi Vjosa Osmani – Lumir Abdixhiku, kanë një vizion më të mirë, më të qartë dhe kanë një vizion përbashkues për Kosovën, përtej gjuhës së urrejtjes. Ky bashkim do të zgjasë, jo vetëm në këtë cikël zgjedhor, jo vetëm në legjislaturën e re, por do të zgjasë përgjithmonë në Republikën e Kosovës”, tha ai në Tëvë1.

TË FUNDIT

TË FUNDIT