Gazetari dhe komentatori i njohur politik, Valon Syla, ka reaguar pas kërkesës së Albin Kurtit për koalicion qeverisës me LDK-në.
Kurti iu drejtua sot me një letër kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, për të diskutuar rreth një koalicioni qeverisës.
Për këtë ngjarje, e cila ishte njëfarë zhvillimi i ri në mes të ngërçit që është krijuar për konstituimin e Kuvendit, Valon Syla u tall me qasjen e Kurtit.
“Albin o vëlla. Ami 2 ditë hua… Te mbys plakën me çka ka”, shkroi Syla në Facebook.
LDK-ja ende nuk i ka dhënë një përgjigje zyrtare VV-së për ofertën e koalicionit, mirëpo pritet që të dalë me një qëndrim pas diskutimeve të brendshme./gazetametro.net