Gazetari dhe opinionisti, Valon Syla, ka reaguar pas raportimit se 706 kosovarë kanë hequr dorë nga shtetësia në dy muajt e parë të vitit 2022.
Syla në një postim në Facebook, ka thënë se fajtor është Qeveria e udhëhequr nga Lëvizja Vetëvendosje.
Ai ka thënë se ky depresion është mbjellë nga diskursi politik i Albin Kurtit dhe VV’së.
“Përderisa, Ukraina lufton për vendin çdo pëllëmbë që ja shkatrrojnë çdo ditë rusët, kosovarët vetëm për 2 muajt e fundit saktësisht, 706 veta hoqën dorë nga shtetësia kosovare. Ky depresion është mbjellë nga diskursi politik i Albin Kurtit dhe VV’së që njerëzit në diasporë, janë më patriot se ata që punojnë e mundohen këtu në Kosovë. Tash po i shohim pasojat, Ministra nga diaspora i emëruan në Diplomaci, në Mbrojtje, në Shëndetësi e tjerë… por njerëzit po ikin prapë. Dëshira e tyre është të bëhen diasporë, më shumë sesa kosovarë që mundohen për vendin e tyre. Flasin e se e mbajnë Kosovën sepse i shpenzojnë rreth 1.8 miliardë në vit, por harrojnë se kosovarët këtu i konsumojnë e i shpenzojnë, mbi 25 miliardë tjera, pa ata që jetojnë jashtë”, ka shkruar Syla.