Gazetari Valon Syla, ka reaguar pas vendosjeve të shamive të kuqe nëpër pemët e disa qyteteve nga ana e Lëvizjes Vetëvendosje.
Syla ka thënë se shamitë e kuqe për herë të parë u shfaqën me 17 nëntor të 1944 në Tiranë, kur diktatori e komunisti famëkeq Enver Hoxha mori pushtetin në Shqipëri.
Ai tha se këto shami të kuqe në Tiranë për Enver Hoxhën u vendosën nga rinia komuniste duke stolisur sheshin.
“Shamitë e kuqe së pari janë shfaqur me 17 nëntor 1944 në Tiranë, kur Enver Hoxha e merr pushtetin, rinia komuniste shqiptare me këtë datë e ka stolisur sheshin kështu”, tha Syla në Pressing.
Syla tha se Vetëvendosje ka kriju një projeksion të madhështisë se po realizon një fitore të madhe, por duke e parë fushatën e saj po shihet se ka tubime të zbehta e fotografi të montuara.
“Vetëvendosje prej fillimit ka filluar të krijoj një projeksion të madhështis, një projeskion për një fitore të madhe, por duke hecur fushatës kemi hasur në tubime më të zbehta, fotografi të montuara”, tha Syla.





