23.6 C
Mitrovice
E enjte, 31 Korrik, 2025
spot_imgspot_img

Syla për Pacollin: As Adem Grabovci s’ka mbërri kaq shumë njerëz me shti në punë

Gazetari dhe komentatori i njohur politik, Valon Syla, ka komentuar raportimet se kunati i deputetes së VV’së Fitore Pacolli u punësua në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit.

Syla ka ironizuar me Pacollin duke i thënë se kaq shumë punësime s’ka arritur as Adem Grabovci t’i bëjë.

“Fifi edhe kunatin e paska shti në anti korrupcion. As Adem Grabovci ska mbërri kaq shumë njerëz me shti në punë…”, ka shkruar Syla në Facebook.

Tutje ai e ka pyetur Pacollin “Fitooore a po fol me dajën more? A u ndreqe?”

Valon Dalipi, kunati i deputetes së famshme Fitore Pacolli, ka 1 vit që punon në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit. Saktësisht më 2 gusht të vitit 2024, Dalipi u përzgjodh kandidati më i suksesshëm në pozitën e përkthyesit në një prej agjencive më të rëndësishme të pavarura në vend./gazetametro.net

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT