5 C
Mitrovice
E hënë, 5 Janar, 2026
spot_img

Syla: Kurti paska lypë zgjedhje më 7 mars, 80% s’ti japin as vllaznia e motrat kur të ndahet hisja

Gazetari Valon Syla ka komentuar deklaratën e kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit, lidhur me gjasat e mundshme që vendi të shkojë në zgjedhje si shkak i mungesës së kuorumit për zgjedhjen e presidentit.

Syla me anë të një postimi në ‘Facebook’ ka aluduar në atë se Kurti po kërkon mbështetje për më shumë se 50 për qind, teksa ka thënë se më shumë aq s’ti japin “as vllaznia e motrat”.

“Edhe me gati 50%, Albin Kurti apet paska lyp zgjedhje me 7 mars, nese sja falin per President. Provo edhe 1 herë, po 80% sti jepin as vllaznia e motrat se kusherit jo se jo, kur ndahet hisja, se le mo populli. Por Albin, mos lësho pe, se sa ma budalle, ma i poshtër, ma shume po dhezë”, ka shkruar Syla.

“Mos gabo mu kthy në normalitet se hup. Mos harro se krejt vendimet e Qeverisë, mas 9 shkurtit e prej Konstituimit të Kuvendit krejt i ki te paligjshme dhe disa vepra penale. Shtyje qishtu pa Qeveri”, përfundon shkrimi i tij. /Insajderi.org/

TË FUNDIT

TË FUNDIT