28.7 C
Mitrovice
E diel, 7 Shtator, 2025
spot_imgspot_img

Syla: Kurti më shumë është Thaç sot, se Dehar, Balë e Xheladin – pse i more në qafë ata?

Analisti Valon Syla ka thënë se Kryeministri Kurti e helmoi një gjeneratë të tërë kundër Kosovës, për tu bërë një “Hashim Thaç i ri”.

Syla në një shkrim në Facebook ka thënë se Kurti mund të ndryshojë dhe dikush të gëzohet, por nuk i falet helmimi i një gjenerate të tërë me ideologji jo realiste për kosovarët. Tutje ai ka shtruar pyetje edhe për aktivistët e Vetëvendosjes që kanë vdekur, duke thënë se ai ka manipuluar me njerëzit. “Pse vdiqën, Balaj e Xheladini. Për ta pranuar Kurti Ahtisaarin? Qysh humbën jetën 2 nga familja Dehari? Për ta bërë Kurtin, Hashim Thaçin e ri? Manipulimi i tyre, nuk mund të jetë manipulim i gjithë Kosovës. Dhe kjo nuk duhet harruar e as të falet politikisht”, ka shkruar Syla.

Ky është shkrimi i tij i plotë: 

Albin Kurti mund të ndryshoj dhe dikush të gëzohet. Por nuk i falet helmimi i një gjenerate të tërë me ideologji jo realiste për kosovarët. Ku shteti ishte armiku, dhe viktimat ishin manipuluar. Ndryshimi nuk vjen me kabinetin Kurti, sepse ata nuk dallojnë nga kabineti i qeverive të kaluara nga viti 2007 e këtej. Krijimi i një ushtrie që linçojnë njerëz që s’janë pajtu me të e që janë etiketuar si tradhëtarë tash si të zhbëhet. Për krejtë që ka qëndruar Kurti, më nuk respektohet nga vet ai. Pse vdiqën, Balaj e Xheladini. Për ta pranuar Kurti Ahtisaarin? Qysh humbën jetën 2 nga familja Dehari? Për ta bërë Kurtin, Hashim Thaçin e ri?

Manipulimi i tyre, nuk mund të jetë manipulim i gjithë Kosovës. Dhe kjo nuk duhet harruar e as të falet politikisht. Sot Kurti është më i afërt me mua, se me gërnaçat e tij që më shanin në facebook. Taksa 100% Albin Kurti, do ta heq, për të gjitha të shamet e linçimet që i bëtë te unë për këtë temë. I more në qafë familjet e tyre. I more në qafë ata që të besuan. Se unë e kam ditë çfarë folliranti je ti. Ata hanë dhe për ty e rrenat e tua. Shqyqyr që s’më humbën mua anëtarët e familjes, sepse për dallim prej tyre, e di adresën saktë, që ishin rrenat e tua, që sot i përbinë në mënyrë rapide. Këtë s’ta thonë as gërrnaçat, as opozita e as oportunistat që po të bashkohen. Ku të mbeten ata, që hongën burg palidhje, që u gjakosën rrugëve… ku të mbeti ftyra që hala s’din me kesh si njeri, prej ‘mutit’ që na ke shti me notu tash e 10 vjet… për me të pa në të njejtin qëndrim si ne që të shajtëm pse nuk ishe ndryshe prej fillimit.

Pse nuk vdiqëm për budallaqet e ambiciet e tua. Tash Amelika, Amelika… Rambolliet, Korniza Kushtetuese, bisedimet, Ahtisaari, Demarkacioni, Taksa, Reciprociteti… duhesh të këkosh falje për ata që vdiqën rrugve e burgjeve duke punuar për ty dhe Vetëvendosjen… tash je Kryeministër, së paku mundohu me i zbardhë këto enigma të viktimiave të politikës tënde. Sot je më shumë Hashim Thaç, e Amelikë, se sa si viktimat Bala, Xheladini, e Dehari që i binde se ata ishin e liga e vendit. Sot edhe me Haki Abazin je më afër që ju cilësoi për vrasje të tyre si lëvizje. Ti ndryshon, por unë do ti përkujtoj çfo ditë, cfare ke qenë e cfare je, sepse unë s’kam ndryshuar dhe s’do të ndryshoj për folliranta si ti. Je njeri i keq dhe i vogël. Edhe sa duhet të vdesin, që ti me këndu këngën e tonë të Kosovës e shqiptarisë?

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT