Gazetari e komentatori politik Valon Syla e kritikoi qasjen e e fushatës elektorale të VV’së edhe në rastin e policit hero të Kosovës, Afrim Bunjakut, që e pa si të paskrupullt.
Heroit Afrim Bunjaku ra në detyrë e përdorimi i tij në fushatë elektorale është i papërshtatshëm nga partia në pushtet posaçrisht pas trajtimit që pati Policia e Kosovës nga qeveria në rastin me paga tha Syla në Pressing të T7.
“Agim Bahtirin kur e pash te rruga e Afrim Bunjakut, që ja bojke shenjës së rrugës me kokë ‘lavdi’. Po çka ka lidhje Afrim Bunjaku me Agim Bahtirin, ose me Albin Kurtin, ose me Sveçlën. Ata si familje me LDK-në gjithë janë kanë, nëse dikujna i intereson me këqyr origjinën e familjes Bunjaku. Polic, hero po, e tash ata po dojnë për vota a, qysh?”, tha Syla në Pressing.
Kjo qasje tregon një mungesë të sukseseve reale dhe s’është tjetër vetëm se një përpjekje e ikjes së llogaridhënies.
“Albin Kurti po don me gju hi s’e ska qa me thanë, rrogat nuk është që janë rritë”, tha Syla e shtoi se i ndjeri heroi “bash Afrim Bunjaku, heroi i Kosovës është vdekë me 40-50 euro rrogë më të vogël me eksperimentet që i kanë bo këta me koeficient të rrogës”, tha Syla.