Analisti Valon Syla ka reaguar pas deklaratave të Ministrit të Integrimeve Blerim Reka, i cili ka propozuar një korridor për dalje në detin Adriatik për Serbinë, shkruan Gazeta Metro.
Syla, duke komentuar këtë deklaratë, pas së cilës është kërkuar edhe dorëheqja e ministrit, ka theksuar se vetëm ajo nuk mjafton. Sipas Sylës, Blerim Reka duhet të shkakohet pandërshmërisht.
“Blerim Reka paska ofru korridor kosovar për dalje në detin Adriatik për Serbinë. Mali i Zi, që është popull simotër me atë serb, se ka ofru një gjë të tillë, ndërsa Blerim Reka po. Dorëheqja, nuk mjafton këtu, amerikanët thojnë ‘dishonorably discharged’… apo i shkarkuar si i pandershëm apo pandershmërisht”, ka shkruar Syla në Facebook.
Kutjojmë, që Ministri i Integrimeve, Blerim Reka, ka propozuar një ide, si zgjidhje në dialogun Kosovë-Serbi, të cilën ai e ka quajtur ‘kompromis fer për Serbinë’.
“Në vend të kësaj që po flitet, apo që po kualifikohet se kinse duhet dhënë territor Serbisë, unë e kam një ofertë tjetër. Ne mund t’ia japim korridorin transit Serbisë për dalje në Detin Adriatik, përmes Kosovës, përmes autostradës të Kosovës, në Durrës. Dhe më duket se është një kompromis fer për Serbinë”, ka thënë Reka në një intervistë.
Kjo deklaratë e Ministrit të Lëvizjes Vetëvendosje ka nxitur reagimin e ashpër të shumë subjekteve politike dhe shoqërisë civile./gazetametro.net