17.4 C
Mitrovice
E mërkurë, 18 Qershor, 2025
spot_imgspot_img

Sveçla reagon për serbin që u gjet i vdekur në kanalin e ‘Ibër Lepencit’

Xhelal Sveçla, ministër i Brendshëm, është deklaruar rreth serbit i cili u raportua i zhdukur pak ditë më parë, dhe që i njëjti sot u gjet pa shenja jete në kanalin e Ibër Lepencit.

Ministri tha se, Policia e Kosovës në bashkëpunim me Agjencinë e Menaxhimit Emergjent e kanë trajtuar me seriozitet njoftimin e zhdukjes së serbit.

Po ashtu, Sveçla, ka përgëzuar zhytësit e Njësisë Speciale Intervenuese të Policisë, për profesionalizimin e treguar.

Postimi i plotë:

Pas raportimit në Policinë e Kosovës për zhdukjen e një qytetari të komunitetit serb në fshatin Zupç të Zubin Potokut, Policia e Kosovës në bashkëpunim me Agjencinë e Menaxhimit Emergjent kanë trajtuar me seriozitet njoftimin e zhdukjes së tij me dyshimin për rënie në kanalin e Ibër Lepencit, rrjedhë e Liqenit të Ujmanit.

Sot, zhytësit e Njësisë Speciale Intervenuese të Policisë dhe ekipi i AME-së pas një pune me shumë përkushtim, kanë gjetur trupin e pajetë të qytetarit në një nga tunelet e këtij kanali.

Përgëzoj pjesëtarët për profesionalizmin e treguar, falënderoj përgjegjësit e Ndërmarrjes Publike “Ibër Lepenc” për bashkëpunimin ndërsa familjes së të ndjerit i shpreh ngushëllimet e mia. Hetimet do të vazhdojnë deri në zbardhjen e të gjitha rrethanave të vdekjes së tij.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT