Ministri i Brendshëm Xhelal Sveçla ka thënë se kriminelët e Vuçiqit sulmuan institucionet shtetërore të Kosovës, me granata të prodhimit serb.
“Kosova është subjekt i sulmeve të vazhdueshme e të njëpasnjëshme nga ana e Serbisë, e cila po e rrit dozën e agresionit ndaj shtetit tonë. Me granata të prodhimit serb, kriminelët e Vuçiqit sulmuan institucionet shtetërore të Kosovës”, ka thënë ai.
Ai ka thënë se tendenca e Serbisë për ngritje të gatishmërisë së saj për sjellje kriminale dhe terroriste ndaj Kosovës, është dëshmi e rradhës e synimeve të saj destruktive.
“Mbrëmjen e djeshme ndërtesa e Komunës së Mitrovicës së Veriut ishte shënjestër e një sulmi terrorist, nga i cili u dëmtuan dhe vetura zyrtare që gjendeshin pranë objektit. Tendenca e Serbisë për ngritje të gatishmërisë së saj për sjellje kriminale dhe terroriste ndaj Kosovës, është dëshmi e rradhës e synimeve të saj destruktive”, ka shkruar ai.
Ai ka thënë se Serbisë duhet ti shtohet presioni që të mos jetë element destabilizues si për Kosovës ashtu edhe për vendet fqinje.
Sipas tij, këto sulme terroriste duhet të përballen me reagim të ashpër ndërkombëtar.
“Serbisë t’i shtohet presioni në mënyrë që ajo të mos jetë element destabilizues jo vetëm ndaj Kosovës, por edhe ndaj vendeve fqinje në rajon. Këto sulme terroriste duhet të përballen me reagimin e ashpër të komunitetit ndërkombëtar”, tha ai.





