Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka paralajmëruar arrestime të tjera pas Fatmir Shehollit, i cili u arrestua dje nën dyshimet për spiunazh.
I pyetur nëse ka prova të mjaftueshme për Shehollin, Sveçla u përgjigj duke thënë “Absolutisht ka prova të mjaftueshme, jo vetëm për të”.
Ishte pikërisht Sveçla që dha lajmin dje për arrestimin e Shehollit.
Prokuroria Speciale pastaj doli me komunikatë, ku bëri me dije se operacioni është kryer me asistencë të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë dhe pas një hetimi disa mujor.
Sheholli u ndalua për 48 orë./Reporteri.net





