7.9 C
Mitrovice
E shtunë, 11 Maj, 2024
spot_imgspot_img

Sveçla: Nëse Thaçi e ka takuar Pacollin, duhet të futet në karantinë




Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Svecla, ka konfirmuar vizitën e presidentit Thaçi në Shqipëri, për të cilën u raportua sot në media.

Sveçla po ashtu ka hedhur dyshime edhe për skenarë të tjerë, duke thënë se gjatë kthimit në veturë me Thaçin mund të ketë qenë edhe kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli, shkruan Reporteri.

“Mbrëmë vonë jam informuar nga ana e policisë se presidenti Thaçi ka kaluar kufirin shtetëror në ora 18:00. Kur është ndalur eskorta është konstatuar se Thaçi ndodhet në veturë. Ai ishte ulur në ulësen e parë përkundër rregullave për Covid-19. Polica nuk ka mundur të konstatoj se a ndodhet dikush tjetër për shkak të xhamave”, ka thënë Sveçla

Ai po ashtu ka kërkuar nga Pacolli që ta tregojë vendndodhjen e tij, përndryshe Sveçla ka ka paralajmëruar se deputeti Behgjet Pacolli mund të arrestohet nga policia dhe të dërgohet me forcë në karantinë, në rast se ka hyrë në territorin e Kosovës

“Nëse presidenti ka qenë i shoqëruar me Pacollin, obligohet ti nënshtrohet karantinës. Nëse vërtetë Pacolli ka qenë në veturën e Thaçit ka shkelur rregullat për karantinim. Ne i kërkojmë Pacollit të tregojë ku është sepse nëse shfaqet në publik policia do të detyrohet të ndërmarrë masa”, u shpreh ai. /Reporteri.net



TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT