Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka deklaruar se personi i arrestuar së fundmi, Aleksandar Arsenijeviq sështë pjesë e një hetimi gjithëpërfshirës që përfshin grupe të ndryshme të dyshuara për krim dhe terrorizëm.
“Është pjesë e hetimeve gjithëpërfshirëse. Është e qartë se janë grupe të ndryshme të cilat herë janë marrë me krim e herë me terrorizëm. Ky ka tentuar të krijojë një imazh të një opozitari. Realisht faktet tregojnë që është i përfshirë në aktivitete kriminale terroriste dhe duhet sa më parë të përgjigjet para ligjit, duke u dorëzuar,” tha Sveçla për mediat.
Ai shtoi se në pronën e të dyshuarit janë gjetur armë që i përkasin një njësiti terrorist, duke theksuar se rasti nuk ka të bëjë vetëm me këtë individ, por me një rrjet më të gjerë.
/Reporteri.net/