Një person është arrestuar dje pasdite në Mitrovicë, pasiqë dyshohet se pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht dy femra, njofton Veriu.Info.
Në konsultim me prokurorin i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.
Raporti policor:
Mitrovicë 01.02.2024 – 17:20. Është arrestuar i dyshuari kosovar nën dyshimin se i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht dy viktimat femra kosovare. Në konsultim me prokurorin i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.