Një grua është sulmuar fizikisht nga tre persona të panjohur në lagjen e Boshnjakëve në veri të Mitrovicës, dje në mesditë.
Gruaja është goditur në këmbë.
E njëjta nuk ka pranuar të marrë trajtim mjekësor.
Raporti i plotë policor:
Lagjja e Boshnjakëve, Mitrovicë Veri 16.06.2023 – 11:30. Viktima femër kosovare ka njoftuar policinë se derisa ishte duke shkuar në shtëpi është sulmuar nga tre persona të panjohur. Të njëjtit e kanë goditur viktimën në këmbë. Viktima nuk ka dashur trajtim mjekësor. Rasti në hetime.