Ueb faqja zyrtare e kryeministrisë së Kosovës, duket se është sulmuar kibernitikisht, derisa në shfletuesin e uebit shkruhet se kjo faqe është ‘e pasigurte’, shkruan Gazeta Metro.
Nuk janë të rralla rastet kur ueb-faqet zyrtare të institucioneve kosovare sulmohen kibernitikisht nga grupe të shumta të ‘hakerëve’.
Ndërkaq në mëngjesin e sotëm duket se është sulmuar edhe faqja e Kryeministrisë.
Gjatë shfletimi të ueb-faqes, www.kryeministri-ks.net, Metro ka vërejtur se uebi ka formë jo të rregullt dhe thuajse nuk hapet fare. Ajo çfarë shihet është se në shfletues shënohet ‘Not Secure’ që në shqip i bie ‘jo e sigurt’.
Gjithashtu për të hyrë në këtë faqe ju duhet prisni 5 sekonda, gjë që ndodhë sa herë që ka një sulm në drejtim të uebit.
Më poshtë keni fotografitë të realizuara par pak minutash. /gazetametro.net






