21.9 C
Mitrovice
E diel, 22 Qershor, 2025
spot_imgspot_img

Sulmohen dy shqiptarë në Mitrovicë

Dy shqiptarë janë sulmuar fizikisht nga një grup serbësh që ishin të maskuar, në Mitrovicë.

Mësohet se policia ka ndërhyrë për të shuar konfliktin, dhe 2 të rinjtë janë dërguar në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Nuk dihet se si dy personat, njëri nga Prishtina dhe tjetri nga Fushë Kosova kanë përfunduar në pjesën veriore ku serbët grumbullohen herë pas here.

Kujtojmë se protestuesit serbë po kundërshtojnë hyrjen e kryetarëve shqiptarë në ndërtesat komunale. Situata në këto komuna është tensionuar të premten e 26 majit kur kryetarët e betuar janë detyruar të hyjnë në zyrat e tyre të punës nën asistencën e Policisë së Kosovës./Gazeta Express

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT