21.6 C
Mitrovice
E shtunë, 23 Gusht, 2025
spot_imgspot_img

Sulmet ndaj shoqërisë civile, Cakolli: Po bëhen nga eksponentë të VV-së, tema me Serbinë është oksigjeni i vetëm politik që u ka mbetur

Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës ka reaguar pas sulmeve në adresë të shoqërisë civile lidhur me certifikimin e partive për zgjedhjet lokale, saktësisht kritikat ndaj vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për moscerfikimin e Listës Serbe.

Sipas Cakollit, sulmet po bëhen nga eksponentë të Vetëvendosjes. Ai ka thënë se çdo pushtet që e ndjen veten të dobët përballë argumenteve, e kthen debatin në fushatë linçimi.

“Akuzat ndaj shoqërisë civile si “mbrojtëse e Serbisë dhe kriminelëve të tyre” janë thjesht demagogji dhe patriotizëm i rremë. Ironia është se shoqëria civile përbëhet nga organizata dhe aktivistë që figurat kryesore të LVV-së deri dje i lartësonin dhe citonin publikisht, e madje i ftonin në lista zgjedhore si front i përbashkët politik”, ka thënë Cakolli.

Cakolli ka thënë se pret që këto sulme të vazhdojnë meqë “mbajtja gjallë e temave që disi ndërlidhen me Serbinë është oksigjeni i vetëm politik që u ka mbetur.”

“Këto sulme me gjasë do të vazhdojnë. Jo pse shoqëria civile ka ndryshuar kurs, por sepse për shumë prej tyre – sidomos këta të “zëshmit” – mbajtja gjallë e temave që disi ndërlidhen me Serbinë është oksigjeni i vetëm politik që u ka mbetur. E po ua hoqe këtë kartë, për çfarë “suksesi” tjetër do t’i njihte publiku?”, ka shkruar Cakolli./Reporteri.net

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT