spot_img
spot_img

Sulmet ajrore të NATO-s, Rohde: Bëmë atë që ishte e nevojshme, ishte përgjegjësi morale dhe i qëndrojmë atij vendimi

Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde ka thënë se fillimi i sulmeve ajrore të NATO-s, 25 vite më parë, nuk është shkak për festë.

Në një reagim në platformën “X”, ambasadori gjerman thotë se NATO bëri atë që ishte e nevojshme, me qëllim parandalimin e gjakderdhjeve dhe mizoritë e mëtejshe nga regjimi i Millosheviqit në Kosovë.

Tutje Rohde shkruan se ishte përgjegjësi morale dhe edhe sot i qëndrojnë atij vendimi.

“Përvjetori i fillimit të sulmeve ajrore të NATO-s 25 vjet më parë nuk është shkak për festë. Ne bëmë atë që ishte e nevojshme për të parandaluar gjakderdhjet dhe mizoritë e mëtejshme nga regjimi i Millosheviqit në Kosovë pasi diplomacia dështoi. Ishte përgjegjësia jonë morale dhe ne i qëndrojmë atij vendimi”, ka shkruar Rohde në “X”.

 

TË FUNDIT

TË FUNDIT