27.5 C
Mitrovice
E shtunë, 19 Korrik, 2025
spot_imgspot_img

Suedia: Gabuam me mosizolim, janë rritur rastet me koronavirus

Epidemiologu shtetëror suedez i Agjencisë së Shëndetit Publik, Anders Tegnell, ka pranuar se ka gabuar me parashikimin lidhur me një imunitet që do të krijohej për ta ndaluar përhapjen e madhe të koronavirusit, raporton Reuters.

Tegnell ka pranuar se vendi tani po përjeton një valë të dytë të koronavirusit pavarësisht parashikimit se politika kundër izolimit të vendit do ta parandalonte këtë.

Sidoqoftë, shifrat e fundit tregojnë se Suedia po përjeton nivele më të larta të rasteve të koronavirusit, shtrimeve në spital dhe humbjes së jeteve sesa fqinjët e saj, në krahasim me madhësinë e popullsisë.

“Ne shohim koronavirusin të përhapet në shumë rajone njëkohësisht tani” tha Tegnell

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT