10.4 C
Mitrovice
E shtunë, 14 Shkurt, 2026

Stuhia e madhe në Vushtrri heq kulmin e një shkolle

Stuhia e madhe ka hequr kulmin e shkollës “Dëshmorët e Kombit”, në fshatin Zhilivod të Vushtrrisë.

Sipas dëshmitarëve, nga shiu dhe stuhia e sotme ka edhe dëme tjera në këtë fshat.



Reshjet e shiut kanë shkaktuar dëme materiale edhe në qytete të tjera të Kosovës, duke detyruar edhe evakuimin e shtëpive banuese.

Meteorologu dhe profesori universitar, Sylë Tahirsyla tha se moti me reshje të dendura nuk do të jetë afatgjatë.



“Është një situatë alarmante që e ka goditur Evropën. Këto te ne janë reptica, do të thotë mbetje. Ka pasur shkarkime atmosferike e breshër. Kjo situatë nuk do të zgjasë shumë, do të zgjasë edhe gjatë ditës së nesërme”, tha ai.

 

TË FUNDIT

TË FUNDIT