Pas disa ditësh me mot të thatë me temperatura shumë të larta, sot kanë nisur stuhi shiu e breshëri në disa pjesë të vendit.
Meteo Balkan ka publikuar disa pamje që tregojnë rrebeshe shiu në fshatin Sharban të Prishtinës, në Jezerc të Ferizajt, e në Fushë Kosovë.
Në Fushë Kosovë, por edhe në Kaçanik e Lipjan, pati edhe breshër.
Destabilizim i fuqishëm i atmosferës përpos sonte pritet sidomos të hënën pasdite edhe në Kosovë dhe Maqedoninë Veriore me zhvillime masive konvektive. Në shumë vende priten rrebeshe intensive që sadopak mund të zbusin gjendjen shumë të rëndë ma thatësinë e madhe.
Rrebeshe dhe zhvillime intensive parashihen edhe të Martën, ndërkohë që në bregdet moti do të filllojë të përmirësohet edhe pse jo krejtësisht.
Temperaturat në të gjitha viset do të shënojnë ulje dhe kjo do të jetë një lehtësim i madh për të gjithë ne pas një periudhe mjaft të gjatë me vapë të madhe verore, por ndërkohë që gjatë kësaj periudhe mund të kemi stuhi të fuqishme lokale.
Nga mesi i javës së re presim përmirësim të motit, stabilizim të atmosferës dhe rritje të sërishme të temperaturave./MeteoBallkan