34.7 C
Mitrovice
E mërkurë, 13 Gusht, 2025
spot_imgspot_img

Statuja e Majlinda Kelmendit gati, por nuk ka vend në kryeqytet

Statuja e kampiones së parë olimpike të Kosovës është gati. Por në kryeqytet nuk ka vend për ta vendosur Majlinda Kelmendin të bronztë.

Trajneri i saj, Driton Kuka, ka njoftuar se edhe pse statuja është përfunduar nga artistët, kërkesa për një vend në kryeqytet ka mbetur pa përgjigje që nga muajt e verës. Ai ka akuzuar edhe kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmetin, për këtë gjë, njofton Klan Kosova.

Klan Kosova ka provuar të merr përgjigje nga komuna e Prishtinës, por nuk ka qenë e qasshme.

Statusi i plotë

Po e ndaj me ju një informacion! Statuja e Majlindës po vjen në Kosovë.

Kërkesa e jonë nëpërmes Ministrisë drejtuar Komunës së Prishtinës qysh në muajt e veres deri sot ka mbet pa përgjigje! E kemi menduar Statujen të ngritet në kryeqytet si Kampionja e parë dhe e vetme Olimpike por kot!!!

Kryetari i Prishtinës asnjë info për këtë çështje. Jeta Xharra ishte sygjerimi yt që e kishim konsideruar për vendin e statujes e tash çka ma tutje kur kjo ka has në vesh të shurdhër! Mailin e ardhur nga artistët po e ndaj me ju.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT